Vrasja e 63-vjeçares në Prishtinë, Çitaku: S’ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri
25 nëntor 2022
| 11:21
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares në Prishtinë me sëpatë nga burri i saj.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Çitaku ka kritikuar prokurorinë për komunikatën e saj në të cilën është thënë se “nuk dihen motivet e vrasjes”.
“Në Prishtinë, një grua në moshën 63-vjeçare vritet me sëpatë nga bashkëshorti i saj. Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?! Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, ka shkruar Çitaku.