
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, 30 ditë paraburgim për Pjetër Nrecajn
10 gusht 2018
| 14:00
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Pjetër Nrecaj, pasi dyshohet për vrasjen e dyfishtë, e cila kishte ndodhur të martën mbrëma në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Pjetër Nrecaj më 7 gusht vrau gruan dhe vajzën nëntëvjeçare.
Gjykatësi i rastit Shaqir Zika, seancën dëgjimore e ka mbajtur në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, në repartin e psikiatrisë, ku prezent ka qenë edhe prokurori i shtetit, Agron Matjani, avokatja e të pandehurit Fehmije Zhubi si dhe psikiatri Zef Komani.