Vrasja e dyfishtë në Klinë, kryetari Elezaj shpreh ngushëllime: “Jemi të tronditur thellë”

13 nëntor 2024 | 21:57

Kryetari i Komunës së Klinë, Zenun Elezaj, ka reaguar pas ngjarjes që tronditi Klinën ku dy persona të moshës rinore mbetën të vrarë në një lokal.

Elezaj u shpreh “i tronditur thellë” dhe shprehu ngushëllime për miqtë e familjarët.

Postimi i Elezajt:

Me dhimbje e pikëllim të madhe e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbeten të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.

Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve.

Në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz në Spanjën jugore janë evakuuar nga shtëpitë e…