Vrasja e dyfishtë në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Konflikti ka nisur para dy javëve
20 gusht 2024
| 16:40
Zef Frroku, xhaxhai i vëllezërve, Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë, të cilët dyshohen si autorët të vrasjes së dyfishtë të Ersild Dishmi dhe Arsid Hoxha një ditë më parë në Velipojë deklaroi për mediet se konflikti ka nisur para dy javëve.
“Ngjarjen e mësova nga mediat, unë jetoj në Bushat. Konflikti ka nisur para dy javëve, policia i ka arrestuar, gjykata dhe prokuroria i ka liruar dhe kanë bërë shumë gabim. Kjo që ka ndodhur është fatkeqësi për ne dhe për ta. Nipat e mi kanë punuar që 14 vjeç në Itali dhe gjithë mundin e kanë hedhur këtu”, tha Zef Frroku.
I pyetur nëse i trembet hakmarrjes, ai shprehet se nuk i ka askujt borxh.
“Nuk i kemi kujt borxh as sa mban miza në krah. Kërkojmë drejtësi të plotë”, shtoi ai.