
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Dorasi dyshohet se e vrau një grua dhe më pas veten
24 mars 2025
| 16:06
Një rast tjetër i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vushtrri, pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë ku u vra një 19-vjeçar.
Dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite në Vushtrri.
Dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten.
Vrasja e dyfishtë ende nuk është konfirmuar nga Policia dhe as detajet tjera.