Vrasja e gazetares, merret përsipër nga “IRA e Re”
E ashtuquajtura “IRA e Re” ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra MekKi, sipas një të përditshmeje irlandezo-veriore.
Në një deklaratë, grupi i ka kërkuar ndjesë familjes dhe miqve të saj. MekKi 29 vjeç, u qëllua në kokë mbrëmjen e të enjtes ndërsa po ndiqte një protestë në Londonderri. Policia tha se ka pasur një reagim masiv ndaj vrasjes së saj.
Deklarata e “IRA-s së Re”, vjen pasi partia e majtë republikane, që ka edhe mbështetjen e “IRA-s së Re”, më herët kishte tentuar të justifikonte përdorimin e dhunës të enjten. MekKi po qëndronte afër një automjeti policie kur u qëllua pasi një person i maskuar hapi zjarr drejt policisë dhe personave të tjerë.
“IRA e Re”, besohet se është krijuar mes vitit 2011 dhe 2012 pas shkrirjes së një numri grupesh më të vogla, përfshirë Iran e vërtetë e lindur edhe ajo si pasojë e një ndarjeje të IRA-s së përkohshme në tetor 1997 në lidhje me qëndrimin e sinn feinit ndaj procesit të paqes.
IRA e Re është e lidhur me katër vrasje deri më tani. Vrasja e MekKi, vjen 21 vite pas marrëveshjes së paqes së të premtes së mirë në Irlandën e Veriut. Ajo i dha fund dekadave konflikt të dhunshëm në rajon, gjatë të cilit humbën jetën 3600 persona./tch/