Vrasja e gazetares në Maltë, shpallet fajtor biznesmeni
Vrasja e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia më 16 tetor 2017 tashmë ka një autor. Kjo pasi biznesmeni Vincent Muscat është deklaruar fajtor për atentatin me makinë bombë, që tronditi vendin në atë kohë.
Biznesmeni është një nga tre personat e akuzuar për vendosjen e bombës por fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm dhe mendohet se ai mund të ketë arritur në një ujdi për pranimin e fajit me Prokurorin e Përgjithshëm.
Megjithatë sipas Times of Malta vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio janë deklaruar të pafajshëm. Gazetarja e ndjerë Caruana Galizia pretendonte korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes në vendin e vogël ishull mesdhetar dhe për shumë ajo njihej si versioni grua i ËikiLeaks. Gazetarja investiguese kishte luftuar me dhjetëra padi shpifje dhe ishte arrestuar dy herë.
Në një deklaratë familja tha se një person i cili pranoi përfshirjen në vrasje “mohoi të drejtën e saj për të jetuar dhe për të shijuar familjen e saj. Vrasja makabre e Daphne Caruana Galizia ishte e qëllimshme dhe duhej të ishte parandaluar. Viktima ka paguar me jetën e saj dhe familja e saj po vuan humbjen e personit të dashur,” tha familja në një deklaratë.