Vrasja e gazetarit amerikan në Ukrainë, reagon AGK-ja
13 mars 2022
| 16:57
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas vrasjes së ish-korrespondentit të New York Times, Brent Renaud, sot nga forcat ruse në Irpin afër Kievit.
“AGK-ja mbështet kolegët tanë, gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të të gjitha shteteve, të cilët po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë – Rusi”, thuhet në njoftimin e AGK-së të lëshuar në rrjetin social “Facebook”.
Po ashtu, i plagosur raportohet se nga luftimet në Ukrainë ka mbetur edhe një gazetar tjetër.