Vrasja e gruas nga Graqanica, Çitaku: E rëndë, e dhimbshme dhe e turpshme
02 gusht 2024
| 19:31
Një grua nga Graqanica ka ndërruar jetë pasi që dy ditë më parë u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj.
Rreth kësaj ka reaguar sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Çitaku ka thënë se kjo ngjarja është e rëndë, e dhimbshme dhe e turpshme.
“Dy ditë më parë, një grua në Gracanicë u rrah brutalisht nga bashkëshorti. Sot, paska ndërruar jetë. Nuk po ia dimë as emrin. Vetëm inicialet. M.Zh. Dhe që ishte 41 vjeçare. E rëndë. E dhimbshme. E turpshme.” – ka shkruar Çitaku.