Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Trumpi: Nuk do të ketë të dytë si ai

08 korrik 2022 | 15:25

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur ngushëllimet në platformën e tij të medieve sociale duke thënë se vdekja e Shinzo Abe ishte “lajm vërtet i keq për botën”, shkruan “The Guardian”.

“Atij i është bërë një atentat. Vrasësi i tij u kap dhe shpresojmë se do të marrë dënimin që mertion. Pak njerëz e dinë se çfarë njeriu dhe udhëheqës i madh ishte Shinzo Abe, por historia do ta tregojë. Ai ishte një lider si askush tjetër, por mbi të gjitha ishte një njeri që e donte dhe e çmonte vendin e tij madhështor, Japoninë. Shinzo Abe do t’i mungojë shumë vendit. Nuk do të ketë kurrë një të dytë si ai,” ka thënë Trumpi.

Gjithashtu për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-sekretari i shtetit i Trumpit, Mike Pompeo.

“Kryeministri Shinzo Abe ishte një mik i dashur, patriot i vërtetë dhe aleat i madh i popullit amerikan. Susan dhe unë jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e tij. Ne jemi pranë populli të Japonisë”, ka thënë Pompeo.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë, Jack Wilshere, ka njoftuar tërheqjen…