Vrasja e Ivanoviqit, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër një personi

27 dhjetor 2023 | 16:58

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehuri me inicialet M.M.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza është ngritur kundër të pandehuri për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Planet për të ardhmen, por edhe një vështrim në të…