Vrasja e Liridonës, politologu Bardhyl Mahmuti kërkon dënim me vdekje për raste të veçanta!
02 dhjetor 2023
| 13:10
Politologu Bardhyl Mahmuti ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i cili dyshohet se kishte porositur vrasjen e gruas së tij.
Ai ka kërkuar dënim me vdekje për raste të veçanta!
Bardhyl Mahmuti ka thënë se për këtë tragjediçdo familje shqiptare duhet të jetë në zi.
“Sot çdo familje shqiptare duhet të jetë në zi, sepse tre faqezinj kanë vrarë mizorisht një nënë në sy të fëmijës së vet, kanë vrarë një femër të pambrojtur, kanë vrarë një njeri të pafajshëm! Përballë një krimi kaq të përbindshëm, shpirtërisht përkrah kthimin e dënimit me vdekje për raste të veçanta! Me pikëllim të madh për vrasjen e Liridona Ademajt!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti në “Facebook”.