Vrasja e mësimdhënëses nga burri i saj në Prishtinë, Kurti thotë se s’do të lejojnë më ngjarje të tilla
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur ngjarjen ku është diskutuar për viktimat e dhunës në familje, duke deklaruar se qeveria që ai udhëheq ka treguar përkushtim serioz kundër rasteve të dhunës në familje.
Kurti ka përmendur vrasjen e para disa ditëve që ndodhi në kryeqytet, ku një prej mësimdhënësve është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Kurti e ka cilësuar këtë ngjarje si barbare, duke thënë se qeveria nuk do të lejojë që raste të tilla të përsëriten.
Në këtë ngjarje që është organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e që kanë munguar gjyqtarët dhe prokurorët, ku për Kurtin, mungesa e tyre është e paarsyeshme, pasi sipas tij, ata kanë rol të rëndësishëm tek kjo kategori.
Kritika për gjyqtarët dhe prokurorët pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se nuk janë me ata që duhet të jenë për trajtimin e dhunës në bazë gjinore.