Vrasja e policit në veri, Gërvalla e quan të turpshme deklaratën e Borrellit

24 shtator 2023 | 14:59

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz i ka reaguar ashpër kryediplomatit të BE-së, Josep Borelll, për reagimin e tij ndaj vrasjes dhe plagosjes së policëve në veri të vendit.

Gërvalla është çuditur me reagimin e Borellit, të cilit i ka thënë se “terroristët vrasin policin” ndërsa sipas saj, Borell po bën thirrje ndaj “të gjithë aktorët”.

Gërvalla ka thënë se Borell nuk e ka thënë asnjë fjalë mbështetjendaj Policisë së Kosovë.

Gërvalla e ka cilësuar si të turpshme reagimin e Borellit, duke shtuar se “si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?” – ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë…