Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

18 korrik 2024 | 11:50

Pasi mediat serbe kanë raportuar se personi i cili po kërkohet për vrasjen e policit serb në Loznicë, është i arratisuri nga burgu i Kosovës A.H, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se nuk ka informacion shtesë për këtë rast.

Ai përmes një konference për medie ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke i grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së”, tha Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një polic serb mbeti i vrarë dhe një tjetër u…