Vrasja e reperit, arrestohet i dyshuari i dytë
13 korrik 2018
| 10:41
Një person tjetër është arrestuar për vrasjen e reperit XXXTentacion.
Michael Boatwright, 22 vjeç, u arrestua më 5 korrik për drogë dhe më 10 korrik u akuzua për vrasje të shkallës së parë.
Boatwright ndodhej në paraburgim kur polica e akuzoi për vrasjen e reperit në Florida muajin e kaluar.
XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u qëllua më 18 qershor dhe vdiq në spital.