Vrasja e shqiponjës, Qeveria ofron 6 mijë dollarë për “kokën” e autorit
Një shqiponjë tullace është qëlluar nga foleja e saj në Arkansas dhe autoritetet atje kanë ofruar një shpërblim prej 6 000 dollarësh për gjetjen e personit që e ka vrarë atë.
Zogu, i cili është simboli kombëtar i ShBA, ka ngordhur më 28 mars.
Trupi saj është dërguar në kopshtin zoologjik “Little Rock”, ku personeli ka zbuluar se kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Shqiponja femër ishte gjetur pranë një foleje dhe besohet se zogu ishte duke u kujdesur për “shtëpinë” e saj, në momentet që është qëlluar.
Kjo ngjarje ka shkaktuar zemëratën e gjithë popullatës, të cilët kërkojnë identifikimin e autorit dhe dënimin e tij.
Shqiponja tullace është një zog i madh, i lindur në Amerikën e Veriut dhe ka qenë simboli kombëtar dhe maskota e këtij vendi që nga viti 1782.
Zogu nuk është tullac, pavarësisht emri i tij, por koka e bardhë në trupin e errët krijon një iluzion të tillë nga distanca.
Dënimi maksimal për vrasjen e një shqiponjës tullace është një gjobë prej 5.000 dollarë ose një vit burgim.