Vrasja e shqiptares në Greqi, video rrëqethëse nga debati i çiftit pak ditë para tragjedisë,
Mbarë opinioni publik në Shqipëri dhe në Greqi është tronditur nga vrasja brutale e 40-vjeçares, Enkelejda Danaj.
40-vjeçarja fatkeqe u vra me thikë nga burri i saj, Eduart Danaj, mëngjesin e sotëm në Athinë, teksa po shkonte në punë.
Mediat në Greqi raportuan më herët se Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici bashkëshortin për dhunë në famlije.
Ndërsa protothema.gr ka publikuar një video ku dëgjohet momenti kur viktima debaton me burrin që e vrau, video kjo e regjistruar të hënën e kaluar. Në video dëgjohen britmat dhe ulërimat e 40-vjeçares.
Sipas protothema.gr Enkelejda Danaj kishte denoncuar se partneri i saj ishte bërë i dhunshëm dhe kishte filluar të konsumonte sasi të mëdha alkooli.
Denoncimi i fundit ishte bërë më 7 maj të këtij viti, një ditë pas sherrit të dokumnetuar në videon e mësipërme. Pas denoncimit u urdhërua një ekspertizë mjeko-ligjore për 40-vjeçaren, të cilës iu dhanë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshironte, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.
Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.
“Babi vrau mamin”, ka bërtitur vajza e 40-vjeçares Një qytetare e Menidit është tronditur kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe përveç vitkimës ka parë edhe vajzën e 40-vjeçares në gjendje shoku.
Ajo po fliste në telefon duke thënë se babai i saj i kishte vrarë nënën.
“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha se ‘ndoshta është nëna ime’, ndërsa ajo qante dhe bërtiste”, thotë dëshmitarja.
“Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi tregoi fotografinë në polici u tha se babai i saj e vrau atë”, shtoi gruaja.
Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë.