Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, avokati Koci me kritika për strukturat e hetuesisë
Avokati Arianit Koci ka komentuar zhvillimet e fundit rreth vrasjes së trefishtë që kishte ndodhur më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.
Koci ka pohuar se informacionet e ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit kanë rrjedhur në publik, dhe kjo sipas tij është jo profesionalizëm nga strukturat e hetuesis. “Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik – ka kohë. Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt. Ashtu ndodhi! Kjo është profesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë. Dhe kjo, nuk është hera e parë. Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë”, ka shkruar Koci në “Facebook”.
Më tej, ai ka shtuar “prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues”.
“P.s.Informata dhe analiza, kanë dallim. E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës”, thotë mes tjerash ai.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se të njejtit kanë kryer vepër penale vrasje e rëndë dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim tkontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.