Vrasja në Gjilan, kryetari Kastrati kërkon që rasti të trajtohet seriozisht
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar që vrasja e Lulzim Spahiut nga një pjesëtar i policisë të trajtohet me seriozitetin më të lartë.
Kastrati përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ky rast i ka tronditur të gjithë.
“Vrasja e qytetarit nga Muqiverci në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, prej një pjestari të Policisë së Kosovës na ka tronditur të gjithëve. Ky rast shpërfaqë padrejtësinë, pabarazinë që përjetohet nga individë më të pambrojtur të shoqërisë përballë atyre që zotërojnë pushtetin, e në rastin më flagrant – siç ishte rasti i sotëm – përballë policit që duhet të reflektojë e ofrojë siguri. Ftoj organet e drejtësisë të trajtojnë rastin me seriozitetin më të lartë. Familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Kastrati.