Vrasja në Llaushë, aprovohet kërkesa e avokatit që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

14 janar 2022 | 17:53

Elvir Imeri, avokati i të dyshuarit për vrasjen e para pak ditëve në Llaushë të Skenderajt, ka thënë se Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka aprovuar propozimin e tij dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrisë Forenzike që të kryejë ekzaminimin psikiatrik të të dyshuarit për vrasjen.

“Sot kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore ne Mitrovice dhe me këtë rast dua te konfirmoj se gjykata ka aprovuar propozimin tim dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrisë Forenzike që të kryej ekzaminimin psikiatrik lidhur me të mbrojturin tim”, ka thënë Imeri për “Express”.

Ai ka thënë se një propozim i tillë është bërë për të vërtetuar “nëse ne kohen e kryerjes se veprës penale i pandehuri a ka qene ne gjendje te paaftësisë mendore ose aftësisë se zvogëluar mendore”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 15-të e Art Motion Superligës ka dhuruar ndeshje…