Vrasja në Prishtinë – ky dyshohet të jetë motivi

21 gusht 2024 | 11:17

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Kunata po dyshohet se e privoi nga jeta kunatin. E dyshuara 56-vjeçare është dorëzuar menjëherë në polici. Për rastin detaje kanë dhënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Nga prokuroria për Insajderin kanë bërë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare.

56 vjeçarja dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë iu njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ne bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeçe) është dërguar në mbajtje, për shkak të veprës penale “Vrasja e rënde”, sipas KPRK-se, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes së veprës penale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur në QKUK. Viktima ishte duke u…