Vrasja në Rahovec për motive banale: Vëllai dyshohet se qëlloi për vdekje vëllanë për bagëti
Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën mbrëma në fshatin Sopniq të Rahovecit.
Një 65 vjeçar dyshohet se u vra nga vëllau i tij për motive banale.
H. G. dyshohet se u vra nga vëllai i tij J.G. pas zënkës që kishin për shitjen e bagëtive.
Një familjar i tyre ka treguar për ATV se dyshohet se rasti tragjik ka ndodhur për shkak të shitjes së dy dhive, shkruan Reporteri.net.
“Para disa kohe viktimës ja ka dhënë i pandehuri (autori i vrasjes – dyshohet vëllau) nja dy dhi me i mbajt dhe me I mbjel dhe pas një kohe ja ka kërku viktimës që t’ia kthej, por ai (viktima) i ka shit”, ka thënë familjari.
65 vjeçari ishte plagosur dhe dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës, por nuk kishte arritur t’iu bëjë ballë plagëve.
Të dyshuarit i është caktuar një muaj paraburgim, kurse trupi i pajtë pas obduksionit i është kthyer familjes për varrim.