Vrasja në Skenderaj: Policia arreston një 62-vjeçar, në kërkim edhe një i dyshuar
Policia e Kosovës ka arrestuar H.I , i dyshuar për vrasjen e 42 vjeçarit sot në një lokal në Skenderaj.
Policia ka njoftuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.
“Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.