Vrasje e rëndë në Gjakovë, burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën
07 gusht 2018
| 22:40
Një grua dhe vajza e saj janë vrarë para pak çastesh në fshatin Brekoc të Gjakovës.
I dyshuari kryesor sipas informacioneve të para të Policisë është burri.
Lajmi është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, komandant i stacionit të Policisë së Gjakovës.
Gjokaj ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen është arrestuar për momentin nga Policia ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.
Ai ka konfirmuar se i dyshuari është shtetas i Kosovës ndërsa gruaja ka shtetësi të Shqipërisë./kallxo.com