Vrasje e trefishtë në Lagjen Dardania në kryeqytet
22 prill 2019
| 14:38
Tre persona kanë humbur jetën para pak çastesh në Lagjen Dardania në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera.
Por dyshohet se një person ka vrarë gruan, nusen e djalit dhe pastaj edhe veten.