Vrasje me thikë pranë stadiumit ku luhet ndeshja e Premier League, reagon klubi anglez

07 prill 2024 | 18:20

Një hetim për vrasje ka nisur pasi një person u godit me thikë për vdekje jashtë stadiumit të Tottenham Hotspur.

Policia e Londrës deklaroi se viktima u gjet me plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me thikë në orët e para të së dielës.

Incidenti fatal nxiti reagime për shtyrjen e ndeshjes mes Tottenham në Premier League me Nottingham Forest, pasditen e kësaj të diele.

Megjithatë, skuadra londineze njoftoi se ndeshja do të zhvillohet siç ishte planifikuar.

“Pas një incidenti ku një person humbi jetën, ne bëjmë gjithçka për të ndihmuar hetimin e policisë, i cili është i një rëndësie të madhe. Mendimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë të prekurit”, thuhet në njoftim.

“Mendimet tona janë me personin që humbi jetën tragjikisht. Mund t’i siguroj banorët vendas se detektivë të posaçëm po hetojnë ngjarjen për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës”, deklaroi kryeinspektori Stephen Johnston Key.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se edhe një degë…