![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/policia.jpg)
Vrasje në tentativë në Obiliq
06 janar 2023
| 10:57
Një burrë është arrestuar mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, nën dyshimin se së bashku me dy burra të tjerë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar me mjete të forta dhe me thikë një burrë.
Policia ka njoftuar se si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.