Vrasje në tentativë në Prishtinë, tre të dyshuar u lënduan nga thika

14 korrik 2024 | 09:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona pasi dyshohet se janë rrahur mes vete.

Tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor pasi janë therur me thikë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Sokol Sopi, Prishtinë / 13.07.2024 – 18:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë. Si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CNN ka raportuar se personi që dyshohet për tentim atentatin…