Vrasje në Tiranë: 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit në sy të klientëve

01 dhjetor 2024 | 18:02

Një person rreth të 50-ave është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Ndroq të Tiranës.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Alfred Dedja, banues në këtë fshat, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një person në ambientet e brendshme të lokalit “Kështjella”.

Autori i dyshuar, Julian Gjoshi ka hyrë brenda lokalit dhe e ka qëlluar me armë zjarri teksa Dedja ndodhej i ulur në tavolinë, duke e lënë të vdekur në vend.

Dëshmitarë të skenës së rëndë janë bërë edhe shumë klientë të tjerë që ndodheshin në lokal në ato momente. Të tmerruar pasi kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë vrasjen, ata janë larguar me shpejtësi nga lokali.

Sakaq, mësohet se Alfred Dedja, rreth të 50-ave, jetonte në Itali. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës.

Ndërsa autori i dyshuar, 26-vjeçari Julian Gjoshi është larguar nga vendngjarja me një “Mercedes Benz” ngjyrë të zi. Ai është kunati i Altin Hajrit, një emër i njohur i botës së krimit në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se sanimi i…