Vrasjet e fundit në Kosovë, Kurti kërkon hetime: Na duhet veprim i menjëhershëm

26 mars 2025 | 10:57

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth vrasjeve që ndodhën në tri ditët e fundit në vendin tonë.

Ai e nisi mbledhjen e qeverisë duke ftuar organet e rendit, hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë, shkaqet dhe rrethanat e dorasëve në mënyrë që të vihet drejtësia dhe të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.

“Dua të ndaj shqetësimin dhe brengën time në lidhje me katër vrasjet e regjistruara në tre ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë, shkaqet dhe rrethanat e dorasëve në mënyrë që të vihet drejtësi dhe të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund t’ia bëjë njeriu njeriut, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut por edhe e shoqërisë në të cilën ai njeri bënte pjesë, pra shoqërisë sonë. Gjithë vendi është tronditur dhe është lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalet dhe të dënohet. Na duhet analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror. Kjo është thirrje për të gjithë ne, për secilin prej nesh”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave duke u thënë se u qëndron pranë në këto ditë të vështira.

“U shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështirë teksa ritheksojmë kërkesën për angazhim maksimal të organeve të rendit dhe drejtësisë”, përfundoi Kurti.

Kujtojmë se 19-vjeçari, Ardit Zymeri u vra mbrëmjen e 23 marsit në Vushtrri, nga bashkëmoshatari tij, Bleon Dibrani, ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohet Final 4 i Ligës Unike në kategorinë e…