Vrasjet e konferencës së Bujanit
Shkruan: Ragip Shala
Konferenca e Bujanit (31.12.1943 – 2.01.1944) përbën kryeveprën politike dhe ushtarake të gjeneral Enver Hoxhës gjatë LNÇ-së, me të cilën Kosovën e bëri subjekt i së drejtës ndërkombëtare.
Krahas Konferencave të Jaltës, Teheranit, Moskës, Potsdamit, edhe Konferenca e Bujanit është një traktat ndërkombëtar gjatë vlugut të Luftës Dytë Botërore. Meqë protagonistë, palë ishin dy subjekte politiko -ushtarake PKSH -ja dhe PKJ -ja, U.N.Ç të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, me Kosovën palë e tretë, prandaj Konferenca e Bujanit ka atributet e një Traktati ndërkombëtarë. Por jo vetëm kaq, meçe vendimet e Konferencës kanë involvuar si garant edhe aleatët e mdhenjë antifashist: BRSS, SHBA, dhe Britaninë e Madhe prandaj atributi ndërkombëtar është i pa kontestueshëm. Konferenca e Bujanit ka miratuar Rezolutën me të cilën Kosovës i njihej e drejta për vetëvendosje deri në shkëputje me kusht që të rreshtohej në krah të luftës antifashist. Përkundër përpjekjeve të S.V.Tempos dhe Dushan Mugoshës që me angazhimet e tyre të stoponin Luftën antifashiste në Kosovë, Gjeneral Enver Hoxha u tregua më largpamës, pasi dërgoi dy Divizione të U.N.Ç në Kosovë. Së bashku me Brigadat kosovare dhe dy Divizione nga Shqipëria, Kosova arriti të rreshtohej në aleancën antifashiste.
Mbas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, Jugosllavia nuk zbatoi obligimin ndërkombëtar, respektimin e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje në bazë të Rezolutës së Konferencës së Bujanit. Trieshtës i njohu të drejtën e vetëvendosjes, që rezultoi me shkëputje nga Jugosllavia, kurse Kosovës pavarësisht vendimeve të Bujanit, jo vetëm që i mohoi por, Kosova tani më rrezikonte të shpërbëhej si tersi territoriale. Shpërbërja territoriale u planifikua në Beograd, që përbënte ndarjen, territoriale të Kosovës në mes të Serbisë, Malit të Zi dhe Makedonisë. Vrasja e Konferencës së Bujanit është bërë në dy forma: vrasje fizike dhe vrasje juridiko e politike. Vrasjet fizike përfshijnë likuidimet me vrasje të pjesëmarrësve në Konferencën e Bujanit siç janë: Rifat Berisha nënkryetar i Këshillit, Millan Zeqari nënkryetar, Hajdar Dushi, Xhevdet Doda pastaj Miladin Popoviqi, kurse shkarkuan nga detyra dhe anatemuan Pavle Joviqeviqin, burgosën Xheladin Hanën, Qamil Brovinën etj.
Konferenca e Bujanit meçe ishte një ankth për RSFJ-n, prandaj i janë bërë disa vrasje juridike dhe politike jo vetëm nga Beogradi por dhe Prishtina. Kuvendi i Prizrenit (10 korrik 1945) suprimoi vendimet e Konferencës së Bujanit, dhe vendosi t’i aneksonte Kosovën Republikës së Serbisë. Ky aneksim pastaj u legjitimua me Rezolutën e Kuvendit Federativë (23 korrik 1945) dhe Rezolutën e kuvendit serb (1 shtator 1945) në Beograd. Gjatë kësaj kohe vendoset administrimi ushtarak në Kosovë, administrim që ngujoi Kosovën me status të obllastit në kuadër të Serbisë. Vrasja më qyqare i është bërë nga Kryesia e Komitetit Krahinor të LKJ, në krye me komisarin Azem Vllasin në luftë kundër “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptarë” (1987 )në Prishtinë. Suprimimi i Rezolutës së Konferencës së Bujanit (1987) pastaj i hapi shtigje suprimimit të autonomisë së Kosovës (23 mars 1989) në prag të shpërbërjes së RSFJ, dhe përbënë aktin e veprës penale më kriminale kundër Kosovës. Shtrenjtë pagoi Kosova suprimimin e autonomisë në tër proceset e shpërbërjes së Jugosllavisë: në Konferencën e Hagës, Komisionin e Badinterit Marrëveshjen e Dejtonit deri te Konferenca e Rambujesë (1999).
Vrasjet e Konferencës së Bujanit nuk kanë përfunduar edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së si dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës?! Kësaj radhe “lëvizja jo violente” nga influenca e filozofisë “hegeliane”, nga pozita e “djathtizmit”, duke u shërbyer me mjetet të luftës speciale të UDB ka arrit jo vetëm ta ngujoi dhe stigmatizoi, por dhe ta likuidoi Rezolutën e Bujanit.
Nga kompleksi i inferioritetit nuk kanë mbetur mbrapa as ca segmete të lëvizjes klandestine duke ndarë “kulaqin” së bashku me “lëvizjen jo violente”, Konferencën e Bujanit e kanë mbyllur me “7 dryna” si një ngjarje “marksiste – leniniste” dhe si një vepër e “tradhtarit” Enver Hoxha?!
Shpalosja e vendimeve të Konferencës së Bujanit në bisedimet me Serbinë, do të shpaloste çështjen e Kosovës si çështje në vete, si çështje sui generis dhe do të shpartallonte ofensivën diplomatike të Serbisë si çështje e brendshme serbe.
Meçe Serbia pretendon vazhdimësinë (trashëgiminë) e Jugosllavisë në raport me ish-republikat jugosllave, dhe në arenën ndërkombëtare, prandaj Kosovës në bisedime me Serbinë do ti shërbejë Konferenca e Bujanit një kreditë i artë.
Vendimet e Konferencës së Bujanit, Rezoluta e saj përbën një “lak në fyt” për Serbinë, pasi kanë nënshkruar edhe përfaqësuesit serb. Pavarësisht karakterit “enverist” Konferenca e Bujanit përbën “dyrekun e shtëpisë” së pavarësisë së Kosovës. Pse jo?!