Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas vrasjeve që kanë ndodhur në vend gjatë ditëve të fundit.
Musliu në “Facebook” ka pyetur se sa kontrollohet posedimi i armëve në Kosovë, ku blihen e kush i shtet.
“Kosova, një vend që ka kaluar përmes ferrit, tani po përballet me një tjetër plagë që kërcënon jetë njerëzish, që kërcënon paqen dhe stabilitetin shoqëror. Kaq shumë armë të disponueshme?!!!Si vihet deri të posedimi i armëve? Ku blihen? Kush i shet? Sa kontrollohen?”, ka shkruar ajo.
Musliu ka thënë se duhet angazhim serioz nga institucionet e Kosovës.
“Janë vetëm disa pyetje që na vjen ndërmend sa herë që lexojmë tituj lajmesh për vrasjet. Keqardhja është shumë njerëzore, por keqardhja nuk sjell zgjidhjen që mendoj se është imediate. Ne duhet të hidhemi menjëherë në veprim. Shteti duhet parë mundësinë për një aksion konkret i cili duhet të përfshijë një kontroll të rreptë të armëve, forcimin e ligjit për armëmbajtje pa leje ( dhe me leje)”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë: