Vrasjet misterioze, 5 të vrarë me shigjeta në Gjermani
14 maj 2019
| 11:55
Policia gjermane, që po hetonte vdekjen e tre personave të qëlluar me shigjeta me hark në një hotel pranë qytetit Pasau, gjeti edhe trupat e dy grave të tjera në një banesë rreth 650 kilometra larg.
Banesa në Vitingen ishte marrë nga një grua 30-vjeçare, e cila ishte njëra nga viktimat e gjetura në dhomën e hotelit. Dy viktimat e tjera në hotel ishin një burrë dhe një grua, të qëlluar me disa shigjeta.
Policia tha se nuk ka asnjë shenjë të konfliktit mes tyre. Prokurori publik, Walter Feiler, tha se nuk është e qartë se sa kohë kanë qëndruar trupat në banesë. Të pesë viktimat janë shtetas të Gjermanisë./rel/