Vrasjet në Kosovë, për një fjalë goje (në afekt)
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë
Sa kohë mbetet e pandryshuar mendësia e errët se vrasja është një mjet i ndershëm, Shqipëria do të mbetet një njësi afrikane në mes të Evropës, thotë Konica. Sipas tij, trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë, sado e madhe në vetëvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. “Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembur dhe shumë here pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten, por ata njerëz që vriten e për përralla, ftohen dhe frikësohen ne u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur për ndonjë dobi të vërtet e të përgjithshme” (Konica).
Ne vritemi mes vete aty ku mundemi, vritemi edhe nëse aty janë të pranishëm fëmijët dhe familjarët, vritemi në rrugë, sheshe, qytete dhe fshatra sepse ne nuk durohemi mes vete. Përpara ka pasur disa kode zakonore, edhe nëse ka pasur hakmarrje dhe është vrarë njeriu ajo vrasje nuk është bëre para anëtarëve të familjes, assesi në praninë e grave dhe fëmijëve. Dhe kur është vrarë personi më e pakta që është bërë, është mbuluar kufoma qoftë edhe më një leckë, mos asgjë fytyra i është mbuluar.
Tash janë thyer të gjitha kodet zakonore, është kaluar çdo kufi i njerëzores, dhe krejt kjo kalon në heshtje, e dënojnë të gjithë të nesërmen vazhdon tjetra edhe më makabre nga ajo paraprake.
Nuk kemi as institute për hulumtime te krimit, që kishte me qenë ajo që është e nevojshme, që ta dimë se ku qëndron shkaku i këtyre vrasjeve makabre, a vjen kjo nga traumat fëmijërore (dhuna në familje, pasojat e luftës, jemi popull i dalur nga një luftë e përgjakshme me një armik barbar), bullizimet apo drogat e ndryshme që po lulëzojnë në Kosovë. Ku është problemi pse nuk ka një institut që merret ekskluzivisht me hulumtimet e vrasjeve dhe shkaqet që qojnë në ato vrasje? Me institut krijojmë strategji dhe strategjia sjellë parandalimin, parandalimin e bënë shteti dhe shoqëria. Nëse nuk funksionoi përpara amnistia le të funksionoj tani, shpalleni atë prapë, stimuloni popullin. Largojeni nga populli të keqen (armën ilegale), dhurojeni të mirën që ka vlerë, provone gjeni alternativa sepse ka mjaftueshëm.
Jemi në gjendje emergjente si ka mundësi të heshtim karshi të keqes. Po themi ikën rinia, por rinia kërkon siguri në rend të parë, mirëqenien sociale dhe rehatin ekonomike. Sot një person i ri del të argëtohet si çdo i ri evropian por kthehet i vrarë në shtëpi në arkivol. Secili sot po e ka frymën në fyt, secili tenton ta qoj fjalosjen më të vogël në vrasje.
Pse amnistia dhe pas saj qasja zero tolerancë
Amnistia është thjeshte lirimi nga ndjekja penale dhe është formë e posaçme e amnistisë. Kundër personave të cilët lirohen nga ndjekja dhe me amnisti nuk mund të fillohet procedurë penale, kurse nëse ajo veç ka filluar duhet të ndalohet. Është lirimi i plotë nga vuajtja e dënimit që ka te bëjë me faljen e të gjithave dënimeve të shqiptuara si atyre kryesore ashtu edhe atyre sekondare.
Apo edhe lirimi i pjesshëm nga vuajtja e dënimit mund të përfshije lirimin e disave nga dënimet e shqiptuara apo zvogëlimin e dënimit kryesor apo atij dytësor. Kjo zbatohet më së shpeshti në rastet e privimit nga liria me amnisti dënimi i shqiptuar mund të zëvendësohet me dënim të vogël. Në këtë aspekt nuk ekzistojnë kurrfarë kufizimesh. Çdo lloj dënimi në parim mund te zëvendësohet me llojin më të butë të dënimit. Me amnisti nuk mund të përfshihen masat korrektuese dhe te sigurisë përveç në rast abolicioni kur praktikisht nuk ekziston mundësia e shqiptimit të këtyre masave
Me amnisti nuk mund të dëmtohen të drejtat e personave të tretë siç janë: personat e dëmtuar me veprën penale të cilët mund t’i realizojnë kërkesat e tyre civile-juridike edhe pse ajo vepër është e përfshirë me amnisti. Me amnisti nuk preket aktgjykimi i plotëfuqishem penal as ekzistimi i veprës penale
Amnistia për dorëzimin e armëve ilegale në Londër para dy viteve
Në disa lagje problematike të Londrës ku krimi lulëzonte, aty ku njerëzit silleshin me armë ilegale kudo, ndodhnin vrasje makabre. Policia erdhi me ide briliante, nisi me shpërndarjen e fletushkave u shpall amnistia 30 ditore ku thuhej se të gjitha kamerat do te shkyçeshin në atë zonë (Londra është e mbushur me kamera në çdo cep) u dha garanci se nuk do të ndiqen penalisht ata që dorëzojnë armët ilegale, kamerat u shkyçen, populli u vërtetua dhe nisi dorëzimi i armëve ilegale në një sasi aq të lart sa mori jehonë në krejt Britaninë e Madhe.
Pas amnistisë qasja zero tolerancë. Popujt e ndryshëm të cilët kanë dalë nga luftërat ose krizat e ndryshme shoqërore, ekonomike, politike, ekologjike dhe luftarake shpesh janë të ngarkuara me shkallë shumë të lartë të kriminalitetit, me ç’rast janë përgjegjëse të gjitha segmentet e shoqërisë për vendosjen dhe ruajtjen e rendit juridik. Ruajtja e rendit juridik në bashkësitë të tilla ballafaqohet me sfidën e vendosjes së sistemit ligjor dhe stabilizim të sistemit të rrënuar të vlerave të shkaktuara nga luftërat.
Policia e cila vepron në kushte të tilla zhvillon strategjinë e posaçme të reagimit të njohur për një kohë të caktuar me emrin aktivitet sipas parimit “zero tolerancë”. Pra këto janë veprime të tilla të policisë ashtu që reagohet në të tilla forma ndaj sjelljeve kundërligjore dhe kryesve të të gjitha kategorive të shoqërisë (me sanksionim). Kjo metodë do të mund të quhej edhe “dënim i secilit për çdo shkelje”. Kjo qasje gjithsesi do te ishte e gjykuar me mos sukses sikur të njëjtin parim të mos e zbatonin edhe segmente tjera të shoqërisë të autorizuara që ta përdorin dhunën legale (dënimin) ndaj bartësve të sjelljes kundërligjore dhe kriminale. Kjo sjellje pra do te jep rezultate nëse këte krahas policisë e zbatojnë edhe prokuroria dhe gjykata e bashkësisë konkrete për një periudhë të caktuar kohore vetëm deri në stabilizimin e situatës dhe jo më shumë.
Për fund po e ceki vetëm nje strategji sepse ka shumë dhe sjellin dobi të përgjithshme
Strategjia e dritareve të thyera
Kjo strategji është e zhvilluar në vendet angalosaksone dhe është e njohur si strategji “broken ëindoës”. Kjo formë e aktivitetit policor ka marrë emrin sipas kushteve specifike në të cilat vepron nganjëherë në raste dhe periudha të caktuara struktura policore, dhe ka të bëjë me pjesën e bashkësive lokale të ngarkuara me një varg të tërë problemesh sociale, ekonomike dhe infrastruktore të cilat probleme kanë për pasoj shpesh një shkallë mjaft të madhe delikuence dhe kriminaliteti në krahasim me pjesët tjera të bashkësisë.
Siç mund të kuptohet sipas emrit fjala është për territoret urbane të lëna pas dore në të cilat janë te dukshme pasojat negative të faktorëve të përmendur (te ne kemi mjaft dhe lulëzon narkomania dhe krimi). Rrethina që i mbulon objektet e lëna pas dore dhe të dëmtuara, hapësirat e parregulluara publike me strukturë të pazhvilluar.
Krejt në fund
Me “dritaret e thyera” ose çka është kjo strategji thjeshtë është rrethina e cila si e tillë dukshëm ndikon ne lindjen dhe zhvillimin e formave negative të sjelljes së banorëve të saj. Policia në kushte te tilla zhvillon forma të reja specifike të aktiviteteve sidomos nëse dëshirohet që të ndikohet me preventivë në dukurit e kriminalitetit. Parandalimi është çelësi i suksesit.
Shumë hulumtues shpesh i kanë shtruar dhe shtrojnë vetes pyetje përse qytetarët aq shume besojnë në patrullimin e policisë si metodë e kontrollit të drejtpërdrejtë e kriminalitetit. Përgjigja është shumë thjeshte – për arsye se ajo tek qytetarët e shtonë ndjenjën e përbashkët të sigurisë dhe përshtypjen se po ruhet rendi shoqëror. Policët e tillë gëzojnë besimin maksimal dhe përkrahjen e pa rezervë të bashkësisë lokale për arsye se me aktivitetin e tyre fuqishëm ndikojnë në kualitetin e jetës së banorëve më të cilët çdo ditë komunikojnë. Kështu zvogëlohet mundësia që ndokush ta prish rendin pa u dënuar.
Ne duhet ta përkrahim dhe Policin e Kosovës në 24/7 burojnë prej popullit, janë më të vlerësuarit dhe populli është me policinë
Mitrovicë 06.09.2023.