
Vrasjet në Vushtrri, kryetari i komunës thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri
25 mars 2025
| 14:37
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas dy vrasjeve që tronditën qytetin në ditët e fundit.
“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Idrizi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka theksuar rëndësinë e një hetimi të plotë nga organet e drejtësisë.
“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka shkruar Idrizi.