Vrau nënën e tij, të dyshuarit do t’i bëhet edhe ekzaminim psikiatrik

14 prill 2023 | 20:37

Prokurorja e rastit të rëndë që ka ndodhur në Pejë ka dhënë detaje lidhur me rastin ku ka konfirmuar se i biri ka vrarë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog”, derisa prokurorja e rastit ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe është parandaluar mundësia që ai t’i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm.

Prokurorja ka thënë se të dyshuarit do t’i bëhet edhe ekzaminim psikiatrik.

“Kemi dalur së bashku me njësitin e forenzikës në vendin e ngjarjes ku janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës. Kemi siguruar dëshmitarë okularë. I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të merret në pyetje. Po ashtu do të vazhdojmë me hetime. Në bazë të të gjitha rrethanave, do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit.”, tha Prokurorja e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorja e rastit të rëndë që ka ndodhur në Pejë…