
Vra*u një grua 42 vjeçe dhe më pas veten – Policia jep detaje për krimin e rëndë në Vushtrri
Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisê.
Sipas policisë, 42 vjecarja është vrarë nga Arsim Morina, i cili ky i fundit më pas ka vrarë vetën.
Tutje, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë ku është konfiskuar.
Ndryshe për këtë rast tragjik, Periskopi ka raportuar ekskluzivisht.
Njoftimi:
V r a s j e e r ë n d ë
Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.
Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë .
Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”.