Vrau qenin e komshiut, dënohet me nëntë vjet burgim
18 mars 2019
| 11:30
Një burrë, i cili i nxori syrin qenit të komshiut dhe vrau një qen tjetër me shkop bejsbolli, është dënuar më shumë se nëntë vjet burgim.
David C. Herbert, një ish-punonjës i marinës, u dënua të premten për abuzimin fizik ndaj qenve të fqinjëve, duke përdorur metoda çnjerëzore, përfshirë acid dhe helm.