Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante shqiptari për të

04 dhjetor 2022 | 09:07

25-vjeçari shqiptar Qamil Taja i cili vrau të dashurën e tij Krisjana Brakaj në Greqi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Shpeshherë ai bënte shkrime kushtuar dashurisë apo vuajtjeve që vijnë prej saj.

Taja kishte bërë një status në rrjete sociale pasi t’i merrte jetën bashkëjetueses së tij, Krisjana Brakaj. “Kisha një dobësi, dashurova”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Në një tjetër postim ai flet për shikimin që, sipas tij, kush është “bosh”, parashikon hakmarrje. Në dy postime të tjera, shqiptari flet për një histori të së shkuarës, ndarjen nga një person që kishte dashuruar.

Nuk dihet nëse këto postime kishin lidhje me Krisjanën që vrau, por para efektivëve ai është shprehur se krimin e ka kryer pasi ishte shumë xheloz për 19-vjeçaren.
Mediat greke raportojnë se ai qëlloi të dashurën dy herë me armë dhe më pas rrëfeu krimin në polici. Siç ka rrëfyer vetë shqiptari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vrarë. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut.

Postimet:

1-Kur shikimi është bosh, quhet hakmarrja!!!

2-Dje ishte dasma e gruas së jetës sime dhe unë nuk isha njeriu që prisja në kishë.
Dje ishte dita më e lumtur e gruas që doja më shumë dhe nuk mund ta festoja me të.
Dje gruaja e jetës sime mori një mbiemër, dhe jo timin!
Dje pata një dhimbje të re dhe ka emrin e saj.
Dje mendova të bëja një çmenduri, vrapova në ceremoni, t’i kërkoja priftit të ndalonte dasmën, se nuk mund ta humbisja!

3-Jemi ndarë prej 7 muajsh, gjatë kësaj kohe secili ka jetuar jetën e tij si të donte dhe me kë të donte, ajo pati sukseset e saj dhe unë pata dështimet e mia, folëm keq për njëri-tjetrin dhe ende i thamë fjalë të rënda njëri-tjetrit sot i kam qene ne spital për 7 dite dhe qe kur mori vesh qe gjendja ime ishte pak me e rende nga sa prisnim dhe se problemi nuk ishte vetëm këmba ime, ai ka 4 dite që fle në këtë karrige pa lëvizur duke pritur mua shërimi, ai pushoi së festuari, jetën e saj, me miqtë e saj, angazhimet e saj, krenarinë e saj, madje edhe një pjesë të familjes së saj që të mos më linte vetëm në këtë shtrat dhe të më shihte të largohesha nga këtu.

4- Nuk më largohesh kurrë nga mendja
çdo gjë e imja të përket ty
Ti nuk u largove kurrë, për mua ke ekzistuar
Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti

I riu qëlloi të dashurën, Krisjana Brakaj teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe raportohet se u takua me Robert Lewandowskin, i…