‘Vreshtarët’ mundin ‘Shqiponjat’

19 dhjetor 2020 | 20:54

KB Rahoveci ka fituar derbin ndaj Pejës me rezultat 86:77 (25:16, 27:15, 10:16, 24:30), në kuadër të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund, duke mos e rrezikuar fitoren në këtë përballje. Vreshtarët e nisin ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 25:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 27:15, duke shkuar në pushimin mes pjesëve 52:31.

Pejanët ishin më të mirë në pjesën e dytë. Ata fituan periudhën e tretë, 10:16 dhe atë të fundit 24:30, megjithatë, Rahoveci fitoi në fund me rezultat 86:77.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 30 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Marvin Jones me 24 pikë, kurse te Peja më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi me 29 pikë e 17 kërcime dhe Robert Cartwright me 18 pikë.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore dhe dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë, Tomaz Gantar dha dorëheqjen, por…