Vrioni nënshkruan për Juventusin U-23

31 janar 2020 | 00:12

Sulmuesi Giacomo Vrioni të enjten është transferuar te skuadra e Juventusit, kanë njoftuar mediumet italiane.

Vrioni 21-vjeçar i është bashkuar ekipit të dytë të Juventusit (U-23) që bën gara në Serie C të Italisë. Ai te kjo skuadër është transferuar nga Sampdoria, kurse nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës.

Vrioni tashmë është prezantuar tek ekipi i ri dhe pritet të debutojë këtë fundjavë. Ai në pjesën e parë të këtij edicioni ka qenë i huazuar te Cittadella, që bën gara në Serie B dhe ka regjistruar një asistim në pesë paraqitje.

Vrioni si futbollist është zhvilluar në akademinë e Sampdorias, kurse ka luajtur edhe te Pistoiese e Venezia.

Ai gjithashtu ka edhe një paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë. Juventusi U-23 aktualisht renditet në pozitën e 13 në Serie C, me 28 pikë të tubuara pas 23 xhirove të zhvilluara deri më tani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë…