Vriten 100 xhihadistë, njëzet të tjerë arrestohen
Në një operacion të përbashkët me forcat franceze dhe ushtrisë maliane janë vrarë njëqind xhihadistë.
Lajmin e ka konfirmuar ushtria maliane në një deklaratë për medie. “Njëqind xhihadistë u vranë, njëzet janë arrestuar gjersa u sekuestruan disa motorë dhe materiale lufte”, është thënë në njoftim.
Javën e kaluar Franca tha se rreth 20 xhihadistë u vranë në mes të janarit nga ushtria franceze dhe partnerët e tyre lokalë në veri të Burkina Fasos, në zonën e ashtuquajtur “tre kufijtë” duke përfshirë Burkina, Mali dhe Niger, gjatë veprimit të kryer në koordinim me Operacioni Eklipsi.
Grupe të tjerë të lidhur me Shtetin Islamik (ISIS) gjithashtu janë të pranishëm në këtë rajon.
Franca aktualisht ka 5 100 trupa ushtarake të vendosura në rajonin e Sahelit, duke luftuar xhihadistët së bashku me ushtritë e G5 Sahel Mauritania, Mali, Çadi, Burkina Faso dhe Niger./oranews/