Vriten 11 policë nga një sulm i talibanëve në Afganistan
Zyrtarët afganë kanë bërë me dije se të paktën 11 policë janë vrarë, pasi militantët talebanë kanë sulmuar dy pikat e kontrollit të sigurisë në veri të vendit.
Sulmet kanë ndodhur në periferi të Pul-e Khumri, kryeqyteti i provincës Baghlan.
Guvernatori, Abdulhai Nemati, ka thënë se dy pikat e kontrollit u shkatërruan nga përleshjet. Gjatë sulmit gjithashtu janë plagosur dy policë, tha Safdar Mooseni, kreu i këshillit provincial.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit, ku po kryejnë një kryengritje vdekjeprurëse kundër qeverisë në Kabul të mbështetur nga Perëndimi.
Sulmet kanë ndodhur mes raportimeve të një tërheqjeje të mundshme të 7 mijë trupave të ShBA-së në Afganistan, të cilat që aktualisht po udhëheqin një përpjekje të NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar trupat vendase. /Rel/