Vriten 12 luftëtarë të huaj nga sulmet ajrore në Siri
24 maj 2018
| 13:39
Nga sulmet ajrore gjatë natës në Sirinë lindore janë vrarë 12 luftëtarë pro-qeveritarë, një grup monitorues ka bërë të ditur se të gjithë luftëtarët ishin të huaj.
Mediet siriane të drejtuara nga Qeveria kanë fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për këtë sulm.
Në Damask, agjencia e lajmeve “SANA” ka raportuar se aeroplani i koalicionit ka goditur pozicionet ushtarake në mes të qytetit Boukamali dhe Hmeimeh në provincën Deir el-Zour.
Ndërsa Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Britani të Madhe, ka bërë me dije se viktimat nuk ishin shtetas sirianë, por luftëtarë të huaj.
Pentagoni ka bërë me dije se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me këtë sulm ajror.