Vriten 12 persona në një arenë ku organizoheshin përleshje të gjelave

20 prill 2025 | 15:44

Autoritetet policore në Ekuador kanë arrestuar katër persona në lidhje me sulmin e armatosur në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave, ku mbetën të vdekur 12 persona, raporton BBC.

Armë dhe uniforma ushtarake u sekuestruan në bastisjet policore në provincën veriperëndimore të Manabit të premten – një ditë pas sulmit në komunitetin rural të La Valencia.

Pamjet e sulmit, të shpërndara në rrjetet sociale, shfaqën persona të armatosur duke hyrë në ring dhe duke hapur zjarr, teksa spektatorët e tmerruar provonin të fshiheshin.

Raportimet në mediat lokale sugjerojnë se sulmuesit e veshur në uniforma ushtarake ishin pjesë e një grupi kriminal, rivalët e të cilit ishin në arenën ku po mbaheshin përleshjet e gjelave.

Rreth 20 banda kriminale besohet se operojnë në Ekuador, duke rivalizuar njëra-tjetrën për kontrollin e rrugëve të drogës.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka thënë se afërsisht 70 për qind e kokainës në botë tanimë kalon përmes porteve detare të Ekuadorit, para se të niset për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo…