Vriten 16 persona nga një sulm me bombë në Pakistan
12 prill 2019
| 11:13
Së paku 16 persona janë vrarë dhe rreth 12 janë plagosur pas një shpërthimi në jugperëndim të Pakistanit.
Shefi i policisë, Abdur Razzaq Cheema, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se eksplozivi ishte i vendosur në një veturë e cila gjendej e parkuar pranë një tregu.
Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë dhe disa fëmijë tjerë të plagosur janë dërguar në spital.
Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara.
Askush deri në tani nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga grupet ekstremiste sunit.
Jam Kamal Khan, një zyrtar i lartë i rajonit ku ndodhi sulmi, tha se “armiqtë e njerëzimit janë prapa këtij akti terrorist”.