Vriten 17 persona në kufi të Taxhikistanit
06 nëntor 2019
| 11:10
Të paktën 17 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi brenda natës nga njerëz të armatosur në një kamp të vogël ushtarak në kufirin midis Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, kanë thënë të mërkurën autoritetet e Taxhikistanit.
“Një grup i armatosur prej 20 individësh të maskuar të panjohur sulmuan një kamp … duke përdorur armë zjarri,” ka theksuar Komiteti i sigurisë kombëtare të Taxhikistanit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “TASS”.
Forcat kufitare të Taxhikistanit kanë thënë se sulmuesit ishin anëtarë të grupit militant Shteti Islamik (ISIS) në Afganistan.
Së paku pesë nga personat e armatosur janë arrestuar dhe më vonë është siguruar inteligjencë kritike gjatë marrjes në pyetje, kanë thënë autoritetet.