Vriten 19 militantë të dyshuar për sulmin ndaj të krishterëve në Egjipt
04 nëntor 2018
| 14:03
Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë 19 militantë të dyshuar për sulmin ndaj komunitetit të krishterë në provincën Minya të Egjiptit.
Dyshohet se ditë më parë këta militantë kanë kryer një sulm që ka lënë të vrarë shtatë persona, shkruan “Reuters”.
Ushtria egjiptiane duke i përcjellë militantët ka arrit që ta zbuloj lokacionin e tyre dhe ata janë vrarë gjatë një konflikti të armatosur, ka bërë të ditur ministria egjiptiane e mbrojtjes.
Për sulmin në Minya ndaj komunitetit të krishterë, që rezultoi në vdekjen e shtatë personave, ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik.
Megjithëse autoritetet e sigurisë nuk kanë arrit të gjejnë prova për përfshirjen e ISIS në sulm.