Vriten 20 civilë nga një grup i armatosur në verilindje të RD Kongos

17 maj 2020 | 18:03

Një grup i armatosur ka vrarë së paku 20 civilë në një sulm në orët e hershme të së dielës në një fshat në verilindje të Republikës Demokratike të Kongos, shkruan agjencia Reuters. Është incidenti i radhës në rritjen e dhunës etnike që ka detyruar 200 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në dy muajt e fundit.

Luftëtarët nga grupi Bashkëpunimi për Zhvillimin e Kongos (CODECO), që përbëhet nga luftëtarë nga grupi etnik Lendu, kanë sulmuar fshatin Hema në provincën Ituri rreth orës 1 të mëngjesit të dielën, kanë njoftuar autoritetet lokale.

“Kanë prerë me hanxharë bashkatdhetarët e mi, 20 kanë vdekur tashmë dhe më tepër se 14 janë të lënduar seriozisht. Është e padurueshme të shohësh njerëzit duke vdekur në këtë mënyrë”, ka thënë Solo Bukutupa, një administrator lokal.

Sulmuesit kanë ikur pas ardhjes së trupave paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në fshat dhe më vonë kanë shtënë në një bazë të afërme të Kombeve të Bashkuara, shkruan “kosovainfo”.

Luftimet e grupeve të armatosura në rajon kanë komplikuar reagimin e RD Kongos ndaj pandemisë së koronavirusit dhe epidemisë së Ebolas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 200 ventilatorë mjekësorë në…